KosovaTrade

Privatësia e të dhënave

Përditësuar më 6 nëntor 2026

Të dhënat dhe përdorimi

KosovaTrade përpunon emrin, emailin, telefonin, adresën, porositë dhe kërkesat që dërgon. Këto përdoren për llogarinë, përpunimin e porosisë, dërgesën, komunikimin, kthimet dhe sigurinë. Identifikuesit teknikë të sesionit dhe IP-ja mund të përdoren për kufizimin e kërkesave dhe mbrojtjen nga keqpërdorimi.

Llogaria dhe hyrja me email

Kur porosit, krijohet automatikisht një llogari e lidhur me emailin e porosisë. Hyrja bëhet me kod 6-shifror që dërgohet në atë email; nuk kërkohet fjalëkalim. Kodi vlen 10 minuta dhe përdoret vetëm një herë. Vetëm pasi verifikon emailin mund të shohësh porositë që lidhen me të, profilin dhe adresën e ruajtur.

Kush mund të ketë qasje

Të dhënat e porosisë nuk publikohen dhe nuk ofrohen për shitje. Stafi i autorizuar dhe ofruesit e nevojshëm mund të kenë qasje sipas rolit: posta për dërgesën, ofruesit e hostimit dhe backup-it, shërbimi i emailit dhe mbrojtja e trafikut. Shërbimet teknike mund t’i përpunojnë të dhënat jashtë Kosovës. Të dhënat mund t’u jepen autoriteteve kur kërkohet ligjërisht.

Cookie dhe ruajtja në shfletues

Përdoren cookie për sesionin dhe mbrojtjen e kërkesave, si dhe ruajtje lokale për shportën, produktet e preferuara dhe krahasimet. Hyrja e klientëve dhe hyrja e stafit kanë sesione të ndara. Ruajtjen lokale mund ta pastrosh nga cilësimet e shfletuesit; kjo mund ta zbrazë shportën ose të të nxjerrë nga llogaria.

Statistikat dhe reklamat

Në këtë version të KosovaTrade nuk kemi aktivizuar Google Analytics, Meta Pixel ose Meta Conversions API. Nuk përdoret kyçje me Google. Nëse shtohen shërbime të reja matjeje, kjo faqe do të përditësohet bashkë me kontrollet përkatëse.

Mbrojtja dhe ruajtja

Përdoren kontrolle qasjeje, lidhje të enkriptuara dhe backup-e të enkriptuara. Asnjë sistem nuk mund të premtojë siguri absolute. Të dhënat ruhen aq sa nevojiten për përpunimin e porosive, kërkesat në proces, sigurinë dhe detyrimet ligjore. Fshirja e ruajtjes së shfletuesit nuk i fshin evidencat e porosive në server.

Kërkesat e tua

Për informacion, qasje, korrigjim ose kërkesë për fshirje, kontakto [email protected]. Mund të kërkohet verifikim i identitetit për të mbrojtur llogarinë. Mund të parashtrosh ankesë edhe te Agjencia për Informim dhe Privatësi.